Flash

Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot

Lapsi.al 12 October 2022
Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot

Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në pothuajse të gjithë Shqipërinë. Sipas MeteoAlb, parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime në vendin tonë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluar shiu. Pritet që reshjet të jenë më të fokusuara në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Vijon Kosova të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin. Por  më të dukshme pritet të jenë përgjatë kufirit me Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut

MV prej disa ditësh ndodhet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferik të cilat do të vijojnë të sjellin në të gjithë vendin vranësira të shpeshta. Pritet që vranësirat të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin e MV.

Rajoni dhe Evropa

Gadishulli Iberik dhe Brigjet e Egjeut pritet të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, POR pjesa tjetër e Evropës Jugore do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta shiu. Gjithashtu në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në Evropën Qendrore, Veriore dhe në Lindje të kontinentit

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI