Flash

SPAK jep pretencën për iranianin që përgjonte muxhahedinët

Lapsi.al 12 October 2022
SPAK jep pretencën për iranianin që përgjonte

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për iranianin Bijon Poolandrag, të akuzuar se përgjonte komunitetin e muxhahedinëve në Shqipëri. SPAK kërkoi 15 vite burgim, por për shkak të zbatimit të gjykimit të shkurtuar, pretenca përfundimtare zbritet në 10 vite.

Iraniani akuzohet se ka hapur një llogari “Telegram” duke përdorur numrin telefonik të një të njohure të tij shqiptare, pa dijeninë e saj. Më tej, përmes aplikacionit ka bërë komunikime të shumta me shtetas të huaj. Ai akuzohet për “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.

45-vjeçari u arrestua në tetor të vitit 2020 nga policia shqiptare. Gjatë kontrollit të banesës 45-vjecarit iu gjetën 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Gjyqi ndaj tij vjen në një moment kur Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas sulmeve kibernetike ndaj sistemeve tona në korrik dhe shtator të këtij viti. Shqipëria akuzon Republikën Islamike se ka sponsorizuar këto sulme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI