Flash

Rama: Putini tiran si Millosheviçi, njëri i vdekur tjetri gjallë, bëri spastrim etnik barbar në Kosovë

Lapsi.al 12 October 2022
Rama: Putini tiran si Millosheviçi, njëri i vdekur tjetri

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës tha se ka dy Tiranë të dëshpëruar, Millosheviçi i vdekur dhe Putini i gjallë.

Ai u shpreh se të gjithë i kujtojnë barbarizmat e Millosheviçit në Kosovë para pak vitesh dhe që sollën vdekjen dhe largimin e mijërave shqiptarëve

"Ka dy tiranë të dëshpëruar; një i vdekur dhe tjetri që luan me vdekjen dhe që i qepet iluzione të së shkuarës duke mashtruar edhe me qytetarët e tij në një nënshtrim vdekjeprurës. Të gjithë ju kujtohet ndikimi shkatërrues i Jugosllavisë. Të gjithë e kujtojnë se si përpëlitet mes jetës dhe vdekjes Ballkani Perëndimor dhe e gjitha kulminoi me lindjen e 7 vendeve të pavarura. Dua të fokusohem tek konflikti humanitar tek Kosova. Ishte një operacion i qëllimtë barbar i spastrimit etnik nga Millosheviç që solli si rezultat zhvendosjen e qindra mijërave qytetarëve. Mijëra u vranë dhe mbi 20 mijë gra u përdhunuar. Ndërsa të flasim ka shumë që janë të zhdukur. Të vdekurit akoma nuk e kanë gjetur paqen e varrit. E gjitha eskaloi nën hundën e bashkësisë ndërkombëtare. U deshën vite që bota të gjente parimet morale dhe të vepronte në 1999. Si rezultat erdhi pavarësia e vendit pak vite më pas. Lufta është një akt i shëmtuar", tha Rama.

Të këshilluara

Vrau babë e bir në Klos, vetëvritet autori

Vrau babë e bir në Klos, vetëvritet autori i dyshuar i krimit të dyfishtë. Ilir dhe Kenado Shira janë babë e bir që mbetën të vrarë sot në Klos. Bëhet fjalë për...

15:33

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI