Flash

Mijëra euro false në vend, francezët rrezikojnë 27 vite burg

Lapsi.al 12 October 2022
Mijëra euro false në vend, francezët rrezikojnë 27 vite burg

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 27 vite burg për 3 të pandehurit me shtetësi franceze të cilët akuzohen për qindra mijëra euro të falsifikuara në vendin tonë.

Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar dënimin me nga 9 vite burg për secilin. Ata janë Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh, Jose Ngakam.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se për shkak të gjykimit të shkurtuar ata përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Dhe nëse shpallen fajtor nga gjykata do dënohen me nga 6 vite heqje lirie.

Shtetasit e huaj kanë mohuar akuzat për futjen në Shqipëri të mijëra eurove të falsifikuara. Si dhe letrave “Lastra”. Ata kanë kërkuar pafajësi.

Sipas prokurorisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e Shqipërisë rreth 1.2 milion Euro, kartëmonedha te cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam.

Lexo më tej: GJKKO dënon me 2 vite burg ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha 

Lexo më tej:Ekzekutoi për gjakmarrje vëllanë e vrasësit të babait, dënohet me 8 vite burg Florian Përvathi 

Lexo më tej: I dënuar për korrupsion, Apeli i GJKKO-së rikthen në burg ish-prokurorin Karriqi 

Lexo më tej: U burgosën pas dëshmisë së Dumanit, 3 nga të arrestuarit kërkojnë zbutje të masës së sigurisë 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI