Flash

Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës u jep 100 euro shtesë pensionistëve për muajin tetor

Lapsi.al 12 October 2022
Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës u jep 100 euro shtesë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për dhënien 100 eurove shtesë për pensionistët. Zëvendëskryeministri Besnik Bisilimi tha se kjo shumë është e njëhershme, e cila ka kosto mbi 28 milionë euro.

“Në kuadër të pakos për t’u përballë me inflacionin që kemi dizajnuar muajin e kaluar, kemi paraparë edhe mbështetjen për pensionistët. Për pensionistët ka marrë formën e një shumë të njëhershme prej 100 eurove. Kjo do të transferohet në llogari të tyre gjatë këtij muaji. Për këtë qëllim duhet të ndahet mjete buxhetore në vlerën 28 milionë e 208 mijë euro”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi edhe plotësim-ndryshimin e Ligjit për kodin penal, ku parashihet ashpërsimi i sanksioneve ndaj kryerësve të veprave, dhunim, ngacmim seksual dhe dhunës në familje. Krahas kësaj, kabineti qeveritar ndau edhe 35 mijë euro për Luginën e Preshevës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI