Flash

Ka qenë 2 herë kryeministër i Malajzisë, 97-vjeçari garon për deputet

Lapsi.al 12 October 2022
Ka qenë 2 herë kryeministër i Malajzisë, 97-vjeçari

Një nga politikanët më me përvojë në botë, Mahathir Mohamad, do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentar të Malajzizë, pavarësisht se është 97-vjeç.

Mahathir ka qenë dy herë kryeministër i Malajzisë, herën e parë për një mandat 22-vjeçar.

Ai u emërua sërish kryeministër në vitin 2018 kur ishte 92 vjeç.

Mahathir ishte në spital në fillim të këtij vite pasi vuan nga një sëmundje në zemër, por thotë se tani është mjaft mirë për të mbrojtur vendin e tij.

Ai nuk ka thënë nëse pretendon sërish postin e kryeministrit në rastin e fitores së aleancës së tij.

“Ne nuk kemi vendosur se kush do të jetë kryeministër sepse kandidati për kryeministër është i rëndësishëm vetëm nëse fitojmë,” tha Mahathir në një konferencë shtypi.

Parlamenti i Malajzisë u shpërbë  të hënën, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të përgjithshme dhe qeveria shpreson t’i japë fund destabilitetit politik pas një prej skandaleve më të mëdha financiare në botë, që përfshin një fond qeveritar të njohur si 1MDB.

Mahathir u bë për herë të parë anëtar i Parlamentit në vitin 1964. Ai vlerësohet gjerësisht për zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe transformimin e Malajzizë nga vitet 1980.

Të këshilluara

Biden premton pasoja pas vendimit të OPEC

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se do të ketë pasoja për marrëdhëniet me Arabinë Saudite pasi OPEC + njoftoi javën e kaluar shkutimin e prodhimin të naftës pë...

10:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI