Flash

Fatos Lubonja si ciceron i lagjeve të ferrit

Lapsi.al 12 October 2022
Fatos Lubonja si ciceron i lagjeve të ferrit

Ky libër i Lubonjës ngjan edhe në hartë topografike të ferrit, e vizatuar nga topografi që e dinë cilat janë ‘ngrehinat’ që duhet shënuar në të që të shpërfaqet e vërteta e plotë se jo vetëm dikur, por në masë të madhe edhe sot, nëpër shoqëritë shqiptare ka qenë fatkeqësi të jesh njeri. Por njeri me të gjitha që e përbëjnë të padukshmen e tij, atë që e definon atë si të tillë: të jesh i urtë, i moralshëm, i ndërgjegjshëm, i dinjitetshëm…të ndjesh përgjegjësi edhe për fatin kolektiv, e jo vetëm për atë vetjak.

Kur e përfundon së lexuari këtë libër vetvetiu të vjen pyetja: nëse Enveri me shokët ishin projektuesit dhe ndërtuesit e këtij ferri, atëherë cilët ishin baltaxhinjtë dhe bartësit e tullave që i ndihmuan muratorët. Si dhe cilët ishin mirëmbajtësit e tij, pra cilët ishin ata që jetonin në burgun e madh të quajtur Shqipëri, duke e heshtur të vërtetën për burgjet e vegjël ku kalbej ajka e shqiptarisë.

Ku ta dish, mbase ka ardhur koha kur duhet të shkruhet libri për ata të ‘burgut të madh’, libri që do e shpërfaq të vërtetën se mirëmbajtës të lagjeve të ferrit të Enverit nuk ishin vetëm drejtuesit e shërbimeve sekrete, as vetëm drejtuesit e kooperativave bujqësore apo planifikuesit e pesëvjeçarëve të industrializimit të Shqipërisë, por edhe artistët dhe banorët e kalasë kulturore shqiptare. Pra duhet të rrëfehet e vërteta se pa mbështetjen e artit dhe të kulturës, Enveri kurrë nuk do t’ia dilte të bëhej ai që ishte.

Duhet shkruar pra libri që do e shpërfaq të vërtetën se mirëmbajtësit e dikurshëm të lagjeve të ferrit enverist ishin si këta të sotmit që heshtin kur Piktori rrënon Teatrin Kombëtarë, kur e kriminalizon dhe e bënë Shqipërinë vend të pajetueshëm për shqiptarët. Pra duhet dikush të rrëfej për lagjet ku jetojnë ata që i shërbejnë çdo regjimi e çdo sunduesi, që bëhen akademikë e drejtues të institucioneve kulturore e shkencore ngaqë kanë një vlerë që i bënë të përdorshëm për gjithë kohët e gjithë sistemet: Janë varr i njerëzores në vetvete.

Ku ta dish, mbase edhe atë libër askush nuk mund ta shkruajë më mirë se Lubonja i cili me rrëfimet për jetën e burgut dëshmon se e din që ndjenjat njerëzore nuk flasin me gjuhën me të cilën përshkruhen ngjarjet dhe njerëzit, se ato shpërfaqen vetëm nëpërmjet fjalëve e fjalorit që nuk janë mjet për të gënjyer e për ta shtrembëruar të vërtetën, që nuk të shërbejnë që të tregohesh i tillë siç nuk ke qenë.

Pra vetëm nëpërmjet fjalëve e fjalorit që nuk e njohin shumë nga projektues e sotëm të së ardhmes shqiptare, shumë nga ata që u ngutën t’i shkruajnë biografit e veta jo për të qartësuar të shkuarën, jo për të ndihmuar popullin që të kuptonte se çka i kishte ndodhur, por për të kundërtën: për ta përdorur fjalën si mjet për të gënjyer e për ta shtrembëruar të vërtetën, për ta mbuluar të shkuarën e tyre kur nëse jo muratorë, atëherë kishin qenë mirëmbajtës të lagjeve të ferrit komunist.

Kim Mehmeti per sakte.net

Të këshilluara

Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë

Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evropës pati dy mesazhe: një publik dhe një të fshehur. Për të parin kryeministri shqiptar foli shumë qartë. Ai...

19:52

TiRama, si dhuna e parasë mbi shijen

Mbrëmë në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” po shikoja një kronikë reklamë që tregonte për kullën më të re dhe me të lartë që do të ngrihet në qendër të kry...

13:58

Ndryshimi që vjen nga poshtë

Idea se në Shqipëri është e pamundur të sendërzohet një alternativë politike jashtë dyshes PS-PD dhe satelitëve të tyre buron nga konceptimi thellësisht elitist...

16:53

Ftesë për të mos votuar partitë e vjetra

Çdokush që nxjerr në pah degradimin e sistemit tonë politik, si majtas edhe djathtas, përballet me akuzën se nuk ofron alternativë. Mbështetësit e PS-së e refuz...

10:01

Ku humbi prodhimi i heceve private

Të dhënat e gjysmës të parë të vitit tregojnë se 56% e energjisë në vend është prodhuar nga hidrocentralet privatë. Konkretisht, Kaskada e Drinit ka prodhuar 1....

22:28

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI