Flash

Berat, 15-vjeçari u mor peng nga dy kushërinjtë, policia i gjen duke e rrahur në makinë

Lapsi.al 12 October 2022
Berat, 15-vjeçari u mor peng nga dy kushërinjtë, policia i gjen

Pengmarrja e një 15-vjeçari pasditen e djeshme në fshatin Drenovicë në Dimal vuri në lëvizje të gjithë efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Pas një telefonate të marrë nga një banor i fshatit, i cili kishte parë dy vëllezërit të fusnin me forcë në makinë 15-vjeçarin,forcat e policisë filluan kërkimet në disa drejtime të ndryshme dhe vetëm 2 orë më vonë lokalizuar vendndodhjen e mjetit,duke shpëtuar edhe minorenin që ishte duke u dhunuar brenda në mjet.

Mjeti i pengmarrësve u gjet në anë të një rruge dytësore, rreth 10 km larg fshatin Drenovicë dhe dy vëllezërit F.Hoxha,33-vjeç dhe A.Hoxha,30-vjeç u arrestuan në flagrancë.

Burime të brendshme në DVP Berat bëjnë me dije se dy pengmarrësit dhe minoreni që u mor peng janë kushërinj mes tyre dhe 15-vjeçari u kishte hyrë në banesë 2 ditë më parë dhe u kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Duke qenë se ishin të afërm, 15-vjeçari dinte mjaft mirë sirtarin ku kushërinjtë mbanin lekët dhe pasi ka hyrë fshehurazi nga dritarja ka marrë lekët dhe është larguar me vrap.

Minoreni është pikasur nga një nga komshinjtë që ka njoftuar vëllezërit.

Vëllezërit Hoxha nuk kanë bërë denoncim në polici në lidhje me vjedhjen por kanë preferuar të bëjnë vetëgjyqësi.

Pas dy ditësh që e kërkonin, ata e kishin marrë me forcë 15-vjeçarin, e kishin futur brenda në një automjet dhe ishin larguar nga fshati.

Mësohet se vëllezërit i kishin kërkuar kushëririt të tyre tu kthente mbrapsh paratë e vjedhura dhe ishin duke e dhunuar deri në momentin e mbërritjes së policisë dhe arrestimit të tyre.

Po kështu, edhe 15-vjeçari Hoxha, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po proçedohet penalisht për veprën penale të "vjedhjes".

Mësohet se minoreni kishte edhe më parë precedentë penal për vjedhje dhe në zonë njihet si hajdut.

Të këshilluara

Bordi njofton çmimin e ri të naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja të karburanteve që do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme. Kështu nga ora 18:00 e pasdite...

17:20

7 të arrestuar në Tiranë

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre akuzohen për mashkrim. “Shtetasi E. H., 36...

18:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI