Flash

Vetëm 31 raste të reja me Covid në Shqipëri

Lapsi.al 11 October 2022
Vetëm 31 raste të reja me Covid në Shqipëri

31 qytetarë të infektuar dhe 1 humbje jete nga koroanavirusi në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Ndërkohë, fatkeqësisht një 86-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki:

23 në Tiranë, 2 në Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec.

Janë 313 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetar 86 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,484 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 31

Të shëruar në 24 orë 56

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 769

Testime totale 1,987,626

Raste pozitive 331,388

Raste të shëruara 327,484

Raste Aktive 313

Humbje jete 3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 215

Elbasan 27

Fier 19

Gjirokastër 13

Shkodër 10

Vlorë 9

Durrës 5

Dibër 5

Lezhë 4

Berat 3

Kukës 2

Korçë 1

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI