Flash

Rama në Turqi, takim me Erdogan

Lapsi.al 11 October 2022
Rama në Turqi, takim me Erdogan

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi, ku do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi do të zhvillohet në orën 14.30 në kompleksin presidencial në Ankara. Takimi i parashikuar është publikuar edhe në faqen e presidencës turke.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet midis dy liderëve.

Rama dhe Erdogan kanë miqësi mes tyre. Ndërkohë nuk ka munguar edhe ndihma e Turqisë për procesin e rindërtimit, ku është financuar ndërtimi i 500 shtëpive të reja në zonën e Laçit për familjet që humbën shtëpitë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Së fundmi, Shqipëria pritet të marrë edhe dronë inteligjentë nga Turqia.

“Byraktar Diha” dhe “Bayraktar TB2” janë 2 modelet e dronëve që pritet të mbërrijnë në vendin tonë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI