Flash

Projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier/ Banorët protestojnë: Nuk na ka njoftuar askush për shembjen e banesave

Lapsi.al 11 October 2022
Projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier/ Banorët protestojnë:

Banorët e Bërxullës në Tiranë, kanë dalë në protestë për autostradën që pritet të lidhë Thumanën me Fierin. Kjo pasi projekti i rrugës prek tokat bujqësore të rreth 200 banorëve dhe banesat e 40 të tjerëve. Në total parashikohet të shemben 20 shtëpi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë dokument njoftimi, por lajmin e kanë marrë nga inspektorët që kanë vendosur piketimet.

Ata deklaruan për mediat se nuk do të lejonin vazhdimin e projektit pa u bërë sqarimi i tyre lidhur me kompensimin e vlerës së tokave që u bllokohen nga ndërtimi i kësaj autostrade.

“Pjesa më e madhe e këtyre banorëve që janë këtu, jetojnë me ato toka. Merren me bujqësi dhe blegtori dhe ashtu ushqejnë familjet. Sot që flasim këto toka dalin jashtë sistemit sepse aty rruga është e mbyllur. Nuk ka rrugë dytësore apo lidhëse. Po fëmijët ku do shkojnë, si do i ushqejmë? Ne kërkojmë nga shteti që të vijë e të bëjë vlerësimin e drejtë të pronave tona. Ne jemi shumë më shumë, nuk do kenë mundësi ta ushtrojnë projektin pa ardhur për të folur me ne”– u shpreh një prej banorëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI