Flash

Parashikimi i motit: Reshje shiu përfshijnë vendin

Lapsi.al 11 October 2022
Parashikimi i motit: Reshje shiu përfshijnë vendin

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku do të ketë edhe reshje shiu.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që në skajin jugor dhe në zonat veriore herë pas here të ketë rrebeshe shiu të izoluara.Mbeten vranësirat e shpeshta prezente përgjatë gjithë ditës duke krijuar mundësi për reshje shiu. Por pas mesdite parashikohet që reshjet të jenë në sasi më të pakët në zonat perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të bien lehtë  në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi  Verior -Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Kosova që në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu. Ndërsa në zona të izoluara do të jenë dhe në formë rrebeshi. Reshjet e shiut më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV parashikohet që gjatë paradites të jetë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të kenë zhvillime të përkohshme, duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin. Pas mesdite pritet të ketë dobësim vranësirave dhe reshjeve në vend.

Rajoni dhe Europa

Do të vijojë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm gadishulli Skandinav si edhe vendet e Europës Lindore duke bërë që vranësirat dhe shirat e dendur të jenë prezent përgjatë gjithë 24-orëshit. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të vijojnë me rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Europës paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

 

 

Të këshilluara

Durrës/ Gruaja godet me thikë bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Durrës, ku një grua ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj. Si pasojë, bashkëshorti ka mbetur i plagosu...

11:27

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI