Flash

Paraqitja e Madonna-s çudit fansat

Lapsi.al 11 October 2022
Paraqitja e Madonna-s çudit fansat

Shumë njerëz online u shprehën të tronditur me paraqitjen e Madonna-s pasi ajo postoi një video në Instagram ku nuk njihej.

Këngëtarja u pa me një buzë të fryrë teksa tregonte një model flokësh rozë dhe vetulla bionde, ndërsa struktura e saj kockore dukej më në formë zemre se zakonisht.

Përdoruesit e rrjetit nxituan të vinin në dukje se këngëtarja 64-vjeçare nuk dukej më si ajo, madje disa e quajtën mbretëreshën e popit "të çuditshme".

“Ti nuk dukesh më si Madona…. :-(”, ka shkruar një përdorues i Instagramit në pjesën e komenteve të postimit.

“Kjo nuk është Madonna apo jo? Çfarë i ndodhi asaj? Ajo nuk duket si më parë,” u shpreh një person i dytë.

"Çfarë ka bërë ajo me fytyrën e saj," pyeti një i tretë, duke shtuar një pyetje tjetër: "Çfarë i ke bërë vetes?"

“Më vjen keq… por kjo duket e frikshme. Ti ishe e bukur ashtu siç ishe. Është e trishtueshme që kaq shumë gra bien viktimë e dëshirës për t'u dukur 20-vjeçare përgjithmonë dhe e teprojnë me fillerat dhe operacionet,” shkroi një tjetër.

"Halloween erdhi herët," tha një tjetër.

Disa njerëz gjithashtu e krahasuan pamjen e Madonnës me atë të Marilyn Manson, ndërsa të tjerë thanë se ajo i ngjan Amanda Bynes dhe Pete Burns.

Megjithatë, pati edhe disa fansa të artistes që e mbrojtën atë, duke thënë se njerëzit duhet të merren me punët e tyre dhe të mos e gjykojnë atë.

Të këshilluara

Rafael Nadal baba për herë të parë

Pasditen e së shtunës, 22-herë kampioni i Grand Slam-it, u bë baba për herë të parë me bashkëshorten e tij, Xisca Perello. Lajmi është shpërndarë me shpejtës...

16:47

Emily Ratajkowski biseksuale?

Emily Ratajkowski ka qenë në qendër të vëmendjes që pas divorcit të saj. Së fundmi, modelja ka habitur përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi është shfaqur si bis...

14:17

Eva Mendes mohon largimin nga aktrimi

Eva Mendes ka folur në lidhje me vendimet e saj në karrierë. “Nuk do e lë kurrë aktrimin”, shkroi ajo në një postim në Instagram të premten. "Doja të isha në...

13:39

Personazhet e famshëm, kundra Kanye West

John Legend, Jamie Lee Curtis dhe shumë personazhe po flasin për postimet e Kanye West në mediat sociale. Në një postim të fshirë në Twitter, reperi " shkroi...

10:48

Shakira, këngë dedikuar Gerard Pique

Shakira ka zbuluar së fundmi se do të publikojë këngën e saj të re,"Monotonía". “Nuk ishte faji yt”, ka shkruar artistja në postimin e parë në Instagram, i n...

09:56

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI