Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Operacioni ‘Vallas’, shkon në 13 numri i të arrestuarve

Lapsi.al 11 October 2022
Operacioni ‘Vallas’, shkon në 13 numri i të arrestuarve

Uniformat blu bëjnë me dje se ka shkuar në 13 numri i atë arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar “Vallas”.

Operacioni “Vallas” u zhvillua në muajin qershor të këtij viti dhe u finalizua me sekuestrimin e 246 kg kanabis, arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 8 bashkëpunëtorëve të tyre.

Njoftimi i plotë: 

Malësi e Madhe/Vijon operacioni “Vallas”, shkon në 13 numri i të arrestuarve.

Qarkullonte me armë zjarri automatik në automjet. Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Arrestohet në flagrancë një shtetas tjetër, pasagjer në automjetin që drejtonte 38-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, me silenciator, dylbi të montuar dhe me krehër me fishekë.

Operacioni “Vallas” u zhvillua në muajin qershor të këtij viti dhe u finalizua me sekuestrimin e 246 kg kanabis. Gjithashtu me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 8 bashkëpunëtorëve të tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrolleve në terren, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në rrugën dytësore të fshatit Bajzë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit të automjetit ne drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin H. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gjëra. Një armë zjarri automatik, me silenciator, dylbi të montuar dhe me krehër me 21 fishekë.

Lexo më tej: Hakerat publikojnë foton 15 vite më të ri të Ervis Martinajt 

Në përfundim të veprimeve, u ndalua shtetasi A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër. Ky ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Masa ishte dhënë për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, në kuadër të veprimeve procedurale për operacionin “Vallas”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë pasagjeri në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë. Ai u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë që janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vallas”.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI