Flash

NASA arrin të ndyshojë trajektoren e një asteroidi

Lapsi.al 11 October 2022
NASA arrin të ndyshojë trajektoren e një asteroidi

Agjencia Amerikane e Hapësirës thotë se përpjekja e saj për të devijuar rrugën e një asteroidi ishte e suksesshme. Shkencëtarët e NASA kanë konfirmuar se orbita e një shkëmbi hapësinor 160 metra të gjerë, të njohur si Dimorphos, u ndryshua kur sonda Dart e goditi atë muajin e kaluar.

Studiuesit arritën në përfundimin pasi bënë matje duke përdorur një sërë teleskopësh hapësinorë. Misioni ishte test për një strategji të mundshme për të mbrojtur Tokën kundër objekteve kërcënuese. Kjo dëshmoi se një ide e tillë mund të funksionojë. Kushti është operacioni të kryhej në fazën e hershme. Por, edhe objektivi të mos ishte tepër masiv.

“Ky mision tregon se NASA po përpiqet të jetë gati për çdo gjë që na sjell Universi. Unë besoj se Nasa ka dëshmuar se është serioze si mbrojtëse e planetit”, - tha administratori i agjencisë Bill Nelson. Eksperimenti u zhvillua rreth 11 milion km nga Toka.

Anija kozmike Dart peshonte 750 kg. Shkëmbi hapësinor po rrotullohet rreth një objekti shumë më të madh (780 m të gjerë) të quajtur Didymos. Provat e reja tregojnë se shkëmbi ka ndryshuar orbitën. ©LAPSI.al

LEXONI EDHE: Zbulimi befasues i NASA/ Gjenden molekula organike në Mars

FOTO/ NASA nxjerr për herë të parë pamje me ngjyra të Universit

Një portë në Mars/ Fotoja e NASA çmend internetin

Infographic.

Infographic

Dimorphos

Të këshilluara

Sulme gjithandej Ukrainës (VIDEO)

Shpërthimet tronditën shumë qytete anembanë Ukrainës të hënën, përfshirë sulme me raketa në Kiev për herë të parë pas disa muajsh, disa orë pasi presidenti rus ...

19:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI