Flash

I dënuar për korrupsion, Apeli i GJKKO-së rikthen në burg ish-prokurorin Karriqi

Lapsi.al 11 October 2022
I dënuar për korrupsion, Apeli i GJKKO-së rikthen në burg

Apeli i GJKKO ka vendosur të rikthejë në burg ish-prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi. Ai do të vuajë pjesën tjetër të dënimit në një burg të sigurisë së zakonshme. Në total ai është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, ndërsa më 6 maj u lirua me kusht nga GJKKO, që dënimin e mbetur ta kalonte në shërbim prove. Por Apeli i Posaçëm vendosi ta kthejë pas hekurave.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit akuzohej si i përfshirë në korrupsion. Ish-prokurori u arrestua më 30 qershor të vitit 2021. Përmes përgjimeve, Prokuroria e Posaçme arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI