Flash

Gjermania do të paguajë faturat e gazit për familjet dhe bizneset

Lapsi.al 11 October 2022
Gjermania do të paguajë faturat e gazit për familjet dhe bizneset

Gjermania do të paguajë pjesën më të madhe të faturave të gazit për familjet dhe bizneset për periudhën e Dhjetorit. Masa vjen si pjesë e një përpjekjeje për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë nga kriza energjetike e nxitur nga lufta në Ukrainë .

Sipas skemës, rimbursimi i plotë do të bëhet pas dy muajsh. Gjithashtu me pranverën e ardhshme me një skemë më të diferencuar subvencionimi. Nga marsi 2023 deri në fund të prillit 2024, familjet do të paguajnë 0,12 € për kilovat orë për 80% të parë të përdorimit të gazit që përdorën përgjatë 2022.

Sipas propozimeve të tyre me kosto rreth 90 miliardë euro bizneset pritet të paguajnë 7 cent për kilovat orë për 70 për qind të përdorimit të tyre të gazit në vitin 2022, duke filluar nga Janari. Kjo korrespondon afërsisht me nivelin e çmimeve që pritet në të ardhmen ndërsa plani synon të parandalojë rritjen e çmimeve përtej kësaj.

Lexo më tej: Pse “Revolucioni i grave” i Iranit mund të jetë një moment si Muri i Berlinit 

Qeveria e kancelarit Olaf Scholz njoftoi se do të punonte shumë shpejt për zbatimin e një plani. Plani do të jetë me dy faza të rekomanduar nga një panel ekspertësh. Paneli, i cili përfshinte përfaqësues të industrisë dhe sindikatave, shkencëtarë dhe politikanë, i paraqitën konkluzionet Scholz dhe ministrave të ekonomisë dhe financave të vendit në fillim të kësaj jave.

Gjermania është kritikuar nga fqinjët e BE-së pas miratimit të paketës 200 miliardë Euro. Ajo është kritikuar mes paralajmërimeve në Berlin se ekonomia më e madhe e Evropës duhet të reduktojë konsumin e saj të gazit. Duhet t'a reduktojë me 20 %me ardhjen e dimrit si masë për të kursyer energji.

Shumë vende evropiane kanë propozuar subvencione të ngjashme. Gjithmonë bëhet fjalë për lëndët djegëse fosile përballë çmimeve në rritje. Por disa nga fqinjët e Gjermanisë kanë kritikuar shumën e madhe që Berlini po lë mënjanë. Ata argumentojnë se kjo do t’i çojë jashtë tregut. Rusia filloi të reduktojë furnizimet me gaz në Gjermani përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Qershor. Dhe, i ndërpreu plotësisht ato më shumë se një muaj më parë.

Të këshilluara

Sulme gjithandej Ukrainës (VIDEO)

Shpërthimet tronditën shumë qytete anembanë Ukrainës të hënën, përfshirë sulme me raketa në Kiev për herë të parë pas disa muajsh, disa orë pasi presidenti rus ...

19:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI