Flash

Gjermania do dërgojë "me shpejtësi" sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Lapsi.al 11 October 2022
Gjermania do dërgojë "me shpejtësi" sisteme të

Nxitimi për të përshpejtuar dërgimin vjen pasi sulmet e rënda me raketa ruse goditën qytetet kryesore të Ukrainës, përfshirë Kievin. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht tha të hënën se sulmet me raketa ruse në qendrat e popullsisë ukrainase shpjegojnë urgjencën e dërgimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore për forcat e Kievit. 

Sistemet e premtuara prej kohësh, të cilat janë në gjendje të mbrojnë një qytet të tërë, fillimisht ishin planifikuar të dorëzoheshin deri në fund të vitit. Goditjet vdekjeprurëse të së hënës e përshpejtuan megjithatë planin e dërgimeve.

Çfarë thanë zyrtarët gjermanë?

Sipas ministres Lambrecht, sulmet ruse theksuan nevojën për të ofruar shpejt sistemet SLM Iris-T të montuara në automjete. "Rifillimi i goditjeve me raketa në Kiev dhe shumë qytete të tjera tregon se sa e rëndësishme është që të pajiset shpejt Ukraina me sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes në një deklaratë. 

"Sulmet e Rusisë me raketa dhe drone terrorizojnë kryesisht popullatën civile”, tha Lambrechti. Ajo shtoi se i pari nga katër sistemet e mbrojtjes ajrore të teknologjisë së lartë tani do të jetë "gati për mbrojtje efektive të popullsisë në ditët në vijim". Kancelari Olaf Scholz premtoi në qershor se do t'i dorëzonte sistemet e mbrojtjes ajrore në Ukrainë. 

Çfarë mund të bëjnë mburojat e mbrojtjes ajrore?

IRIS-T SLM mund të mbrojë nga raketat që vijnë në një lartësi deri në 20 kilometra (12 milje) dhe në një distancë deri në 40 kilometra. Sipas Scholz-it, sistemi i mbrojtjes mund të mbrojë "një qytet të tërë të madh kundër sulmeve ajrore ruse".  Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha të hënën se Gjermania do të bënte "çdo gjë që mundet" për të ndihmuar në ndërtimin e shpejtë të mbrojtjes ajrore të Ukrainës. 

"Është e neveritshme dhe e pajustifikueshme që Putini të bombardojë qytetet e mëdha dhe civilët me raketa”, shkroi Baerbock-u në Twitter. Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, sulmet me raketa të mëngjesit të së hënës dëmtuan në Kiev një ndërtesë të madhe ku ndodhej një konsullatë gjermane. Ministria shtoi megjithatë se zyra nuk ishte përdorur që nga fillimi i luftës. /DW

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI