Flash

Bombardohet Ukraina, Zelensky: Putin po përdor dronët “Shahed” që mori nga Irani

Lapsi.al 11 October 2022
Bombardohet Ukraina, Zelensky: Putin po përdor dronët

Të paktën 12 persona humbën jetën, ndërsa me dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur pas bombardimeve që Rusia bëri në qytete të ndryshme të Ukrainës, përfshirë edhe Kievin gjatë së hënës, si shenjë hakmarrje ndaj sulmit në urën e Krimesë. Pas sulmeve ka reaguar edhe presidenti Volodymyr Zelensky, i cili është shprehur se Putin ka përdorur në këto sulme dronët Shahed, të cilët i mori nga Irani. Ndër të tjera, në videomesazh Zelensky u kërkoi ukrainasve që të vendoseshin në zona të sigurta.

Sipas Presidentit të Ukrainës, objektivat e ushtrisë së Putin ishin dy: rrjeti energjetik, dhe civilët. Ndërkohë, kryeministri Denis Shmyhal tha se të paktën 11 objektiva në infrastrukturë kanë pësuar dëmtime duke lënë shumë zona pa energji elektrike.

Të këshilluara

Sulme gjithandej Ukrainës (VIDEO)

Shpërthimet tronditën shumë qytete anembanë Ukrainës të hënën, përfshirë sulme me raketa në Kiev për herë të parë pas disa muajsh, disa orë pasi presidenti rus ...

19:45

Zelenski kërkon takim urgjent të G7

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka rënë dakord për nevojën për një takim urgjent të G7 me kancelarin gjerman Olaf Scholz. “U pajtuam me kancelarin Ola...

13:26

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI