Flash

“Ballkani i hapur”/ Gjermania: Gjithëpërfshirje, jo dublim, jo ligje ndryshe nga BE

Lapsi.al 11 October 2022
“Ballkani i hapur”/ Gjermania: Gjithëpërfshirje, jo

E ngarkuara e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Susanne Schűtz ka konfirmuar edhe një herë skepticizmin e Berlinit për nismën “Ballkani i hapur". Në një intervistë për DW, ajo kërkoi që kjo nismë të jetë gjithë përfshirëse.

“Procesi i Berlinit u krijua si një platformë për të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor. Për të vepruar si një katalizator për të përshpejtuar integrimin e tyre në BE dhe natyrisht, edhe integrimin rajonal. Ne besojmë që gjithëpërfshirja e të 6 shteteve është shumë e rëndësishme. Ballkani i Hapur deri tani është një nismë që funksionon në 3 shtete. Ne jemi që gjithëpërfshirja në proces është e rëndësishme” – shprehet ajo.

Schűtz thotë se nisma "Ballkani i hapur" nuk duhet të dublojë “Procesin e Berlinit”. Edhe marrëveshjet e nënshkruara duhet të jenë sipas kërkesave të BE-së.

“Nuk duhet të ketë një dublim, por duhet punuar dorë për dore. Është shumë e rëndësishme gjithashtu që të gjitha marrëveshjet e finalizuara në nismën e Ballkanit të Hapur të jenë në përputhje me “acqui”-të e BE-së. Sepse nëse jo, më vonë do të jetë më e vështirë për t'i riformatuar sipas standardeve dhe rregulloreve të BE” – shprehet ajo. 

Schűtz këmbëngul tek nisma e “Procesit të Berlinit”.

“Ju përmendët Procesin e Berlinit. Ne jemi shumë të lumtur që qeveria gjermane e kancelarit Scholz e ka marrë përsipër këtë iniciativë dhe do ta vazhdojë. Për 2 vjet Procesi i Berlinit u zhvillua vetëm në format virtual. Këtë vit për herë të parë, do të ketë përsëri takime në nivel ministror, të ministrave të jashtëm, atyre të ekonomisë dhe punëve të brendshme.

LEXO EDHE: Ish ambasadorja: Ç’parashikon Gjermania për Shqipërinë dhe Ballkanin

Më 3 nëntor do të jetë samiti i Procesit të Berlinit, i kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Ne do të vazhdojmë me nismat e ndërmarra në kuadër të Procesit të Berlinit. Që në fillim të tij, sidomos me agjendën e ndërlidhshmërisë, ndërlidhjen e njerëzve, rinisë dhe shoqërisë civile.

Do të ketë edhe nisma të tjera si ato në energji, siguri dhe solidaritet dhe gjithashtu me vijimin e agjendës së gjelbër të BE-së. Një temë shumë e rëndësishme, në krye fare të agjendës së Procesit të Berlinit është arritja e marrëveshjes së Tregut të Përbashkët Rajonal që u hartua në vitin 2020, por që ende është duke pritur progres në 4 marrëveshjet, të cilat deri tani nuk janë nënshkruar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por mund të them që po punojmë shumë për të kapërcyer problemet e mbetura brenda pak javëve të ardhshme. Që Tregu i Përbashkët Rajonal të bëhet i aplikueshëm për të gjithë njerëzit në rajon. Jemi shumë të sigurt që do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë. Për të udhëtuar me kartat e identitetit, për të njohur diplomat profesionale dhe gjithashtu kualifikimet akademike” – tha e dërguara e Berlinit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI