Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Artan Hoxha: Hakerat iranianë kanë marrë çdo server shqiptar

Lapsi.al 11 October 2022
Artan Hoxha: Hakerat iranianë kanë marrë çdo server

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar hakerimin e sistemit të policisë “Deep Sea” dhe sulmet kibernetike iraniane që kanë goditur vendin tonë që prej korrikut.

Ai tha se persona të botës së krimit pyesin çdo ditë për të dhënat e dala dhe se hakerat iranianë kanë marrë çdo server shqiptar për 14 muaj dhe se i kanë boshatisur ato të dhëna nga serevrat.

Ndër te tjera, Hoxha deklaroi në Abc se hakerat iranianë kane marrë sistemin bankar dhe se po sulmojnë pak nga pak.

“Jemi ndodhur të pambrojtur krahas këtij sulmi. Ata kanë dëshmuar se janë futur thellë në themelet e sistemeve tona, kanë punuar për 14 muaj për sulmin ndaj nesh.

Lufta mes Iranit dhe Muxhahedienëve, viktima jemi ne. Shqipëria është gjetur e pambrojtur, askush nuk na thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Na kanë marrë çdo server për 14 muaj, jo vetëm që kanë hyrë por i kanë boshatisur ato të dhëna.

Na kanë marrë hipotekat, aluzinin, dhe serverin e sistemit bankar. Ata po sulmojnë pak nga pak. Persona të botës së krimit pyesin çdo ditë për të dhënat e dala”, tha Artan Hoxha.

Të këshilluara

Rama në Turqi, takim me Erdogan

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi, ku do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Takimi do të zhvillohet në orën 14.30 në kompleksin p...

15:16

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI