Flash

Vritet 16-vjeçarja iraniane që dogji hixhabin

Lapsi.al 10 October 2022
Vritet 16-vjeçarja iraniane që dogji hixhabin

Videot e postuara në internet kanë treguar momentet e fundit të një adoleshenteje iraniane. “Ajo ishte duke protestuar disa orë para vdekjes së saj”, - tha nëna e saj për BBC Persian.

Nika Shakarami, 16 vjeç u filmua duke qëndruar mbi një kosh duke djegur shaminë e saj në Teheran më 20 shtator. Rreth saj ka protestues të tjerë që brohorasin parulla kundër Republikës Islamike.

https://twitter.com/BBCParham/status/1579429516057145345?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1579429516057145345%7Ctwgr%5E173b4856569f1a67a42a216ea2097b7c42729eac%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-middle-east-63200652

Pak orë më vonë vajza u zhduk. Ajo i kishte rrëfyer një shokut të saj se po ndiqej nga policia. Nëna e saj, Nasrin, mohoi se ishte vajza e saj në një video të kamerave të sigurisë të publikuar nga zyrtarët që mbështesin pretendimin se vdekja e saj nuk ishte e lidhur me protestat e asaj dite.

https://twitter.com/BBCParham/status/1579456355555246082?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1579456355555246082%7Ctwgr%5E173b4856569f1a67a42a216ea2097b7c42729eac%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-middle-east-63200652

Zonja Shakarami akuzoi forcat e sigurisë për vrasjen e vajzës së saj. në krahun tjetër zyrtarët thanë se ajo vdiq pasi u hodh nga një ndërtesë që ishte në ndërtim e sipër.

Manipulimi i protestave

Nëna e vajzës tha se motra e saj Atash dhe vëllai Mohsen ishin detyruar të bënin deklarata të rreme për vdekjen e Nikës teksa ishin mbajtur në paraburgim. “Ata i kërcënuan se do të arrestonin edhe fëmijën 4-vjeçar të vëllait tim”, - tha ajo.

Mohsen u shfaq në TV duke folur kundër protestave. Dikush jashtë kamerës i pëshpërste: "Thuaje, o i poshtër!" Ndërsa Atash u pa duke thënë se “Nika humbi jetën duke rënë nga një ndërtesë”. Ata u lanë të lirë pas deklaratave.

Nika Shakarami

Familja e Nikës tha se e gjeti trupin e saj në morg 10 ditë pasi ajo u zhduk. Zyrtarët i lejuan ta shihnin fytyrën e saj vetëm për disa sekonda për ta identifikuar. "Ashtu si Nika, unë kam qenë kundër hixhabit të detyrueshëm që kur isha fëmijë. Por brezi im nuk ishte aq i guximshëm për të protestuar" - tha nëna e vajzës. Shumë fëmijë të tjerë janë arrestuar dhe po mbahen në qendrat e paraburgimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI