Flash

Qeveria miraton VKM-në për indeksimin e pensioneve

Lapsi.al 10 October 2022
Qeveria miraton VKM-në për indeksimin e pensioneve

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të hënë ndryshimet e VKMS-së ër indeksimin e pensioneve.

Në vendimin e bërë publik, qeveria nënvizon se indeksimi i pensioneve përllogaritet në dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë lekë të reja, të cilat do të përballohen nga fondi i kontingjencës për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, miratuar në buxhetin e vitit 2022.

V E N D I M

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.605, DATË 14.9.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR INDEKSIMIN E PENSIONEVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Paragrafi parë, i pikës 11, të vendimit nr.605, datë 14.9.2022, të Këshillit të Minstrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

1.Paragrafi parë, i pikës 11, të vendimit nr.605, datë 14.9.2022, të Këshillit të Minstrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“11. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 2 060 000 000 (dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë) lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, miratuar në buxhetin e vitit 2022, të cilat ndahen: …”.

Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagoset shoferi

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. “Në Fushë Prezë, një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë drejtuesi i...

17:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI