Flash

Përse Justin Bieber i dha fund miqësisë me Kanye West

Lapsi.al 10 October 2022
Përse Justin Bieber i dha fund miqësisë me Kanye West

Justin Bieber thuhet se i ka dhënë fund miqësisë me Kanye West pasi ky i fundit sulmoi gruan e tij, Hailey Bieber, në rrjetet sociale.

Burimet i thanë TMZ të shtunën se Justin dhe Hailey të dy mendojnë se West shkoi "shumë larg" dhe ata janë të lënduar nga komentet e tij. Justin, në veçanti, beson se ai ka qenë gjithmonë mbështetës i reperit, por ndjen nevojën për të mbrojtur bashkëshorten e tij, thanë burime të brendshme. Në fillim të kësaj jave, West sulmoi Hailey-n pasi ajo mbrojti redaktoren e Vogue Gabriella Karefa-Johnson për kritikimin e bluzave të diskutueshme të stilistit "White Lives Matter".

“Respekti im për ty shkon thellë mikja ime!”, i shkroi Hailey, Karefa-Johnson në Instagram Stories të martën, duke shtuar, “Të njohësh ty është të të adhurosh dhe të punosh me ty është një nder, më e sjellshmja, më e talentuara, më argëtuesja, më elegantja.”

Hailey nuk e përmendi emrin e West në postimin e saj, por ai gjithsesi u mërzit për komentet e saj dhe e kundërshtoi në një postim tashmë të fshirë në Instagram:

"Prit, a jam anuluar përsëri??? Justin [Bieber] të lutem më njofto.”

Reperi më pas postoi pamje të Hailey-t në një postim të veçantë, duke e akuzuar atë për operacione plastike. Reperi më pas ndau një screenshot të një artikulli të vitit 2016 që shkruante thashethemet për një lidhje mes Hailey dhe Drake, dhe krahas tij shtoi një mesazh për Justinin ku shkruhej:

"Merre vajzën tënde para se të zemërohem. Supozohet të jesh miku im, apo jo?”

Burimet i thanë TMZ se Hailey dhe Justin mendojnë se West “e kapërceu kufirin” sepse Hailey nuk e përmendi kurrë atë me emër në mbrojtje të shoqes së saj. Ata gjithashtu pretendojnë se ajo kurrë nuk ka bërë një ndërhyrje në hundë. Po ashtu, miqësia e Justin dhe West daton vite më parë.

Të këshilluara

Përse Mihrije Braha refuzoi ftesën e DWTS

Mbrëmja e 7 tetorit përkoi me fillimin e “Dancing With The Stars”. Show i kërcimit u përfol prej muajsh për personazhet e famshëm që do të ishin pjesë, teksa ve...

13:30

BET Hip Hop Awards 2022: Lista e fituesve

BET Hip Hop Awards 2022 nderoi së fundmi këngët dhe videot më të mira të vitit, si dhe artistët më të mëdhenj të industrisë. I organizuar nga reperi  Fat Joe...

13:35

Kanye West bllokohet nga Twitter

Kanye West është bllokuar nga Twitter pasi ka bërë disa komente antisemitike. Reperi i shpalli luftë komunitetit hebre pas shfaqjes së tij në Javën e Modës n...

11:23

The Rock flet për kandidimin për president

The Rock ka reaguar së fundmi ndaj aludimeve se do të kandidojë për president. Në një intervistë për CBS Sunday Morning  aktori u shpreh se kjo gjë nuk është...

10:08

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI