Flash

PD kërkesë për mbledhjen e Këshillit te Rregullores për mandatin e Olta Xhaçkës

Lapsi.al 10 October 2022
PD kërkesë për mbledhjen e Këshillit te Rregullores për

Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi i ka dërguar sot një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Nëpërmjet letrës, PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Imunitetit për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka, për të paraqitur raportin nga relatorët, në lidhje me kërkesën për heqjen e mandatit të deputetes, Olta Xhaçkës.

PD akuzon se ministrja Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.

Përfshirjen në politikë, Olta Xhaçka e nisi në vitin 2009 si deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës.

Në mars të 2017-ës, asaj iu besua drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin e mbajti vetëm 5 muaj.

Po në të njëjtin vit mori drejtimin e një tjetër ministrie, atë të Mbrojtjes duke zëvendësuar Mimi Kodhelin. Detyrën në krye të Mbrojtjes, Xhaçka e mbajti deri në janar të këtij viti.

Në fillim të vitit 2021, Xhaçkës iu besua një tjetër post ministror, ai i Ministrisë së Jashtme, ku zëvendësoi Gent Cakajn.

Të këshilluara

Durrës/ Gruaja godet me thikë bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Durrës, ku një grua ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj. Si pasojë, bashkëshorti ka mbetur i plagosu...

11:27

Digjet gjatë natës makina në Bilisht

Një makinë është djegur gjatë natës në Bilisht. Automjeti tip “Volksvagen” ka qenë i parkuar përpara banesës së shtetasit M.B. në momentin që ka shpërthyer në f...

09:12

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Parashikimi i motit: Pjesa e parë e ditës do të jetë kryesisht me kthjellime në një pjesë të mirë të territorit, por pritet të ketë dhe kalime të përkohshme të ...

07:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI