Flash

Pas sulmeve me raketa ruse, Ukraina përballet me ndërprerje të energjisë elektrike

Lapsi.al 10 October 2022
Pas sulmeve me raketa ruse, Ukraina përballet me ndërprerje të

Ukraina ka raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin verilindor të vendit, Sumy, të hënën, pas sulmeve me raketa ruse. Dmytro Zhyvytskyi, kreu i administratës ushtarake Sumy, tha se ka gjithashtu probleme me furnizimin me ujë në disa zona, sipas skynews.

“Në të gjitha rrethet e qarkut ka ndërprerje të energjisë, në disa vende për shkak sulmeve ka pasur probleme me furnizimin me ujë. Në Konotop, dy raketa goditën një objekt të infrastrukturës. Ka të plagosur. Qëndroni në strehimore.”

Ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar gjithashtu në Lviv. Autoritetet në Kharkiv raportuan më parë probleme të ngjashme. Deri më tani, 11 objekte të rëndësishme të infrastrukturës në tetë rajone të Ukrainës janë goditur nga bombardimet masive.

Në Kiev, të gjitha linjat e metrosë janë pezulluar pas shpërthimeve.

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 12 janë plagosur.

Të këshilluara

Sulmi në Krime, palët shkëmbejnë akuza

Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se shpërthimi në urën kyçe që lidh Krimenë me Rusinë ishte një akt terrorist, i planifikuar sipas tij nga shërbimet spec...

10:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI