Flash

Organizonin lojrat e fatit, arrestohen dy pronarë lokalesh në Tiranë

Lapsi.al 10 October 2022
Organizonin lojrat e fatit, arrestohen dy pronarë lokalesh në

Policia ka vënë në pranga dy shtetas në sajë të një operacioni për lojrat e fatit. S.Xh. 56 vjeç dhe F.S. 48 vjeç janë arrestuar pasi kanë përshtatur lokalet e tyre për të zhvilluar në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojrave të fatit. Dy shtetas të tjerë janë kapur në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e vendosjes së basteve sportive, Xh.A. 20 vjeç dhe S.S. 17 vjeç të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celulare dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë, në fushën e lojërave të fatit.

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Game over”.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Sekuestrohen 4 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Deliu”;

– F. S., 48 vjeç, banues Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit Xh. A., 20 vjeç, dhe S. S., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit S. Xh., dhe F. S., kishin përshtatur lokalet e tyre, për organizimin e lotarive të palejuara, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasit S. Xh., F. S., Xh. A., dhe S. S. u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celulare dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Digjet gjatë natës makina në Bilisht

Një makinë është djegur gjatë natës në Bilisht. Automjeti tip “Volksvagen” ka qenë i parkuar përpara banesës së shtetasit M.B. në momentin që ka shpërthyer në f...

09:12

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Parashikimi i motit: Pjesa e parë e ditës do të jetë kryesisht me kthjellime në një pjesë të mirë të territorit, por pritet të ketë dhe kalime të përkohshme të ...

07:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI