Flash

Një infermiere britanike akuzohet për vrasjen e 7 foshnjave

Lapsi.al 10 October 2022
Një infermiere britanike akuzohet për vrasjen e 7 foshnjave

Mediat britanike i kanë dhënë jehonë një lajmi të tmerrshëm këtë të hënë. Bëhet fjalë për një infermiere që ka dalë para gjykatës. Ajo akuzohet për vrasjen e 7 foshnajve të sapolindura.

Lucy Letby, 32 vjeç nga Hereford akuzohet për vrasjen e 5 djemve dhe 2 vajzave. Ajo akuzohet edhe për tentativën e vrasjes së 10 foshnjave të tjera në spitalin "Countess of Chester". Prokurori tha në gjykatë se dyshohet se ajo tentoi 3 herë për të vrarë një foshnjë. Pjesëtarët e disa prej foshnjave të vdekura ishin në sallë.

Si u zbulua ngjarja

Deri në janar të vitit 2015, statistikat për vdekshmërinë e foshnjave në njësinë neonatale të këtij spitali ishin në të njëjtat nivele me spitalet e ngjashme. Në 18 muajt që do të pasonin pati një rritje të konsiderueshme të foshnjave që humbnin jetën apo të atyre që pësonin kolaps.

Konsulentët e spitaleve analizuan shumë prej rasteve, por nuk po gjenin dot shkaqet për vdekjet e papritura. Ata vunë re se të gjitha vdekjet kishin një emërues të përbashkët. E pranishme në turn ishte infermierja, Lucy Letby. Pas kësaj nisën hetimet e policisë. Hetuesit zbuluan se nga mesi i vitit 2015 deri në mes të 2016-ës, dikush në njësinë neonatale helmoi 2 fëmijë duke u injektuar insulinë.

Ata ishin 2 binjakë që rrezikuan jetën pak ditë pas lindjes. Mjekët panë se niveli i tyre i sheqerit në gjak ra në menjëherë në nivele të rrezikshme. Por foshnjat mbijetuan për shkak të aftësive të stafit mjekësor që menduan se sheqeri i ulët në gjak mund të kishte shkaqe natyrale. Ajo që stafi mjekësor nuk e kuptoi ishte se në të dyja rastet, shkak ishte rezultat i helmimit me insulinë.

Prokurori tha se askush nuk mendonte se dikush ishte përpjekur të vriste foshnjat në një maternitet. Lucy Letby ishte në detyrë kur të dy binjakët rrezikuan jetën. Në të njëjtën kohë 2 fëmijë të tjerë humbën jetën pasi iu injektua ajër në gjak. Sipas prokurorit ka pasur raste kur fëmijëve u ishte injektuar edhe qumësht në gjak.

“Shumë nga këti raste kanë ndodhur në turnin e natës. Kur Lucy Letby kaloi në turnet e ditës edhe kolapset dhe vdekjet e fëmijëve kaluan në këtë turn” – tha prokurori. Gjyqi pritet të zgjasë të paktën 6 muaj. ©LAPSI.al

Nurse Lucy Letby 'murdered seven babies and tried to kill 10 others' |  Metro News

Lucy Letby court sketch

Countess of Chester Hospital

Court drawing of Lucy Letby with officers

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI