Flash

Meta paralajmëron përdoruesit: Mund t'iu vjedhin të dhënat

Lapsi.al 10 October 2022
Meta paralajmëron përdoruesit: Mund t'iu vjedhin të

Meta ka paralajmëruar një milion përdorues të Facebook-ut  se janë “ekspozuar” ndaj aplikacioneve të krijuar për të vjedhur fjalëkalimet e rrjetit social.

Meta ka identifikuar  400 aplikacione "me qëllim të keq"  të mundësuar ngaApple ose Android dhe të disponueshëm në dyqanet e Apple dhe Google. “Këto aplikacione u maskuan si redaktues fotografish, lojëra, shërbime VPN dhe shërbime të tjera për të mashtruar njerëzit për t'i shkarkuar ato”, tha Meta në një posti. Ato shpesh u kërkojnë njerëzve që të identifikohen me  llogarinë e tyre në Facebook për të përdorur veçoritë e premtuara. Ne do të njoftojmë një milion përdorues që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj këtyre aplikacioneve. Por, kjo nuk do të thotë se janë komprometuar."

Kompania tha gjithashtu se  Apple dhe Google janë informuar për situatën. Apple deklaroi se vetëm 45 app ishin në sistemin  operativ dhe se kompania  ka hequr nga dyqani i saj. Ndërsa Google  zbuloi se shumica e aplikacioneve ishin identifikuar dhe hequr nga Play Store. "Të gjitha aplikacionet e identifikuara në raport nuk janë më të disponueshme në Google Play," tha një zëdhënës për AFP. "Përdoruesit mbrohen gjithashtu nga Google Play Protect, i cili bllokon këto aplikacione në Android."/Lapsi.al

Marrë nga: Yahoo

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/08/12/facebook-prezanton-teknologjine-e-re-te-enkriptimit/

Të këshilluara

Twitter nxjerr funksionin e ri "Edit Tweet"

Twitter ka njoftuar se po nxjerr funksionin e tij “Edit Tweet” për përdoruesit në Kanada, Australi dhe Zelandën e Re. Javën e kaluar, platforma tregoi se si ...

17:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI