Flash

Inflacioni në shtator 8.1%, niveli më i lartë në 24 vite nga çmimet e larta të ushqimeve dhe naftës

Lapsi.al 10 October 2022
Inflacioni në shtator 8.1%, niveli më i lartë në 24 vite nga

Inflacioni në muajin shtator shënoi 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998. INSTAT raportoi sot një vit më parë ky ndryshim ishte 2,5%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2022, krahasuar me Gusht 2022 është 0,6%. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,91 pikë %. Ajo pasohet nga grupi “Transporti” me +0,99 pikë përqindje.

Çmimet sipas grupeve

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,64 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,41 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,32 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,28 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,13 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shtator 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 17,2%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,3%, “Veshje dhe këpucë” me 3,0%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,9%, “Shërbimi arsimor” me 1,8%, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 0,9% secili.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u rritën me me 30,0%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 24,0%, “bukë dhe drithëra” me 17,3%, “peshk” dhe “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15,1% secili, “mish” me 12,0%, “zarzavate përfshirë patatet” me 8,5%, etj.

Krahasuar me muajin Gusht 2022, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 2,1%, pasuar nga grupet “Shërbimi arsimor” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4%, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,3% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,7%.

Të këshilluara

Durrës/ Gruaja godet me thikë bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Durrës, ku një grua ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj. Si pasojë, bashkëshorti ka mbetur i plagosu...

11:27

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI