Flash

Grupi i Bashës hedh një hap drejt Berishës: Kemi mandatuar Bardhin për të kontaktuar

Lapsi.al 10 October 2022
Grupi i Bashës hedh një hap drejt Berishës: Kemi mandatuar

Grupit parlamentar i Partisë demokratike nga ana e Bashës përmes një njoftimi bën me dije se deputetët janë shprehur për të gjetur format e bashkëpunimit në parti.

Në njoftim thuhet se zgjidhje e vetme për t'u përballur me regjimin e Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD-së.

Aty theksohet se me qëllim diskutimin e çdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar Gazment Bardhin.

Deklarata

Pas diskutimeve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët në mënyrë unanime shprehën vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar. Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për t'u përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje.

Me qëllim diskutimin e çdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar z. Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës. Grupi Parlamentar i PD shpreh gatishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagoset shoferi

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. “Në Fushë Prezë, një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë drejtuesi i...

17:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI