Flash

Ç’ndodhi në TCH/ Sokol Balla nuk doli në ekran të hënën

Lapsi.al 10 October 2022
Ç’ndodhi në TCH/ Sokol Balla nuk doli në ekran të

“Si gjithmonë, shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër. Unë nuk iki në televizion tjetër ose më saktë nuk dua të iki asgjëkund tjetër, pasi e konsideroj Top-in si shtëpinë time.

Sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë 2-palëshe. Nëse një palë nuk do, tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë. Shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi, ju uroj më të mirën”.

Kështu e mbyll të premten e kaluar emisionin “Top Story” në Top Channel gazetari Sokol Balla. Këtë të hënë ai nuk u shfaq në ekran. Në orarin e tij (edhe pse në program ishte ende emisioni i tij) nisi një film amerikan me titull “I pafajshëm pas hekurave”.

Po çfarë ndodhi në një nga televizionet më të mëdha në vend. Janë të zakonshme lëvizjet e gazetarëve gjatë gushtit ose në fillim të shtatorit, por jo pasi sezoni i ri ka nisur. Sokol Balla u rikthye në Top Channel 7 muaj më parë. Ai rimori emisionin dhe drejtimin e redaksisë së lajmeve.

Linja editoriale shkonte herë fort dhe herë butë me qeverinë. Gjatë korrikut ky TV u vu disa herë në shënjesër të kryeministrit Rama për disa raportime për sulmet kibernetike. Në të paktën 2 herë Rama i quajti shqipfje lajmet e këtij televizioni. 

LEXO EDHE: Sulmi kibernetik, Rama i ashpër me Top Channel: Ndalni menjëherë shpifjet!

Në ditët e para të shtatorit duket se diçka ndodhi. Mediat që citojnë burime nga brenda TCH flasin për një përplasje pikërisht për vijën editoriale. Të njëjtat burime thonë se Balla, që njihet për mbështetjen ndaj kryeministrit Rama nuk e aprovuar linjën e ashpër të përballjes me qeverinë.

Duke marrë për bazë fjalët e fundit të Ballës në ekranin e TCH, shihet se ai vetë nuk ka dashur të largohet. Pra, atë e kanë larguar. Megjithatë, menjëherë kanë nisur të përfliten ekranet ku Balla mund të shfaqet. Një prej emrave që qarkullon është Report TV, i njohur për njehësim me linjën e qeverisë. Aty duket se Balla mund të jetë më i qetë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: “Hakerat kanë ende nën kontroll TIMS-in”/ Rama përplaset ashpër me Top Channel

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI