Flash

25 viktima dhe mbi 50 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Venezuelë

Lapsi.al 10 October 2022
25 viktima dhe mbi 50 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në

25 persona humbën jetën dhe 52 të tjerë u zhdukën për shkak të përmbytjeve që pushtuan Venezuelën këtë fundjavë nga fenomeni 'La Niña'. Reshjet e dendura të shiut nxorën nga shtrati të paktën 5 lumenj. Kjo i bëri rrugët të pakalueshme. Rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut kanë rrëmbyer shtëpitë në qytetin Las Tejerias në Venezuelë, në jug të kryeqytetit Karakas.

Zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez vizitoi një nga zonat më të prekura të dielën. Shërbimet e shpëtimit po punojnë për të gjetur të zhdukurit, tha ajo. Ndërkohë presidenti Nicolas Maduro e përshkroi situatën si “të vështirë dhe të dhimbshme”. Ai shpalli tre ditë zie kombëtare duke filluar nga e diela, “në solidaritet me familjet e prekura”.

Rreth 1000 personel emergjence po merrnin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, shtoi zëvendësministri i mbrojtjes civile Carlos Perez Ampueda. Rrëshqitjet e dheut ndodhën pasi lumi El Pato doli nga shtrati dhe përmbytjet që rezultuan rrënuan disa shtëpi dhe dyqane.

Në Venezuelë fenomeni 'La Niña' është i zakontë. Ai shoqërohet me ndryshime në temperaturat e zonave që prek. Rajonet në veri do të ndiejnë të ftohtë më tepër se zakonisht, ndërsa në jug temperaturat janë më të larta se ato të stinës. Po ashtu 'La Niña' sjell ndryshime në rrymat detare. Në periudhën që ky fenomen prek një vend ka rrezik më të madh për stuhi e uragane. 'La Niña' mund të zgjasë nga disa muaj deri në tre vjet.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI