Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Kthesa e motit për javën e ardhshme/ Fillon shiu e breshëri

Lapsi.al 9 October 2022
Kthesa e motit për javën e ardhshme/ Fillon shiu e breshëri

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të karakterizuara nga shiu, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa përgjatë relieveve malore ato hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Lexo më tej: Java e parë e tetorit/ Moti bën një kthesë të fortë 

Përjashtim nga ditët me kthjellime bën dita e Martë. Moti për këtë ditë parashikohet kryesisht i vranët. Gjithashtu i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e veriperëndimit këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë. Ato do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Lexo më tej: Del një tjetër FOTO e Ervis Martinajt, këtë herë në plazh 

Lexo më tej: Trondit Rama, thotë se u bë gati të fusë në luftë NATO-n me Iranin 

Lexo më tej: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI