Flash

Kanye West përjashtohet sërish nga Instagram

Lapsi.al 9 October 2022
Kanye West përjashtohet sërish nga Instagram

Kanye West ka zbuluar së fundmi se është pezulluar nga Instagrami.

Reperi postoi një sërë mesazhesh në Instagram përpara se t'i postonte në Twitter për të thënë se ishte përjashtuar nga platforma. “Shiko këtë Mark”, postoi Ye me një foto të Mark Zuckerberg, CEO i Meta. “Pse më largove” pyeti ai.

Sipas FOX, Ye u ndalua nga platforma për përdorimin e gjuhës së supozuar antisemitike gjatë një debati me reperin Diddy. Të dy ndezën një diskutim publik pasi West veshi një bluzë ku shkruhej "White Lives Matter.

Një postim nga Komiteti Çifut Amerikan dukej se vërtetonte gjuhën fyese, pasi organizata tha se komentet e tij të mëparshme përfshinin "nëntone raciste dhe antisemitike", si dhe "postime anti-hebreje ".

Elon Musk, i cili është në procesin e blerjes së Twitter-it, e mirëpriti zyrtarisht reperin në platformë. "Mirë se erdhe përsëri në Twitter, miku im!",shkroi Musk. West është përballur me reagime të vazhdueshme që kur  shpalli publikisht mbështetjen e tij për ish-presidentin Donald Trump në vitin 2018. Në vitet që pasuan, ai u nda nga gruaja e tij Kim Kardashian dhe anuloi partneritetet e biznesit. Së fundmi është zotuar të kandidojë për presidencën./Lapsi.al

Lexo edhe:https://lapsi.al/2022/10/05/gigi-hadid-shperthen-kunder-kanye-west-je-bullizues/

 

Të këshilluara

Wanda Nara, në një romancë të re dashurie

Artisti L-Gante ka konfirmuar së fundmi romancën me Wanda Nara. Në një intervistë për “La Noche de Mirtha”, ai la të kuptohet se edhe pse ata ende nuk kanë një ...

12:01

Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool

Eurovision 2023/ Liverpooli është përzgjedhur si qyteti pritës për Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovizion, pas një gare të ngushtë Glasgow. Finalja e Madhe...

14:58

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI