Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

"I forti" i Shkodrës dënohet me burg në Angli

Lapsi.al 9 October 2022
"I forti" i Shkodrës dënohet me burg në Angli

Një emër i njohur i botës së kri.mit në qytetin e Shkodrës me probleme të mëparshme me drejtësinë shqiptare është arrestuar dhe dënuar nga një gjykatë angleze. Top Channel duke iu referuar komunikatës për shtyp të policisë së zonës së Essex raporton se është dënuar me 6 vite burg Gjenson Pusi.

Shkodranit 34 vjeç, iu gjet nën krevat një armë pistoletë me fishek gati për qitje. Oficerën e skuadrës “Serious Organised Crime Unit” arritën ta arrestonin; ndërsa brenda xhepit të xhaketës iu gjetën edhe 6.000 stërlina, një sasi kokaine, një peshore dhe disa telefona.

Ndërsa një thes plastik i zi që përdoret për hedhjen e plehrave iu gjet plot me kanabis. Policia angleze arriti të zbulonte që një ambient tjetër i shtëpisë përdorej për kultivim kanabisi. Në armën e sekuestruar tip Glock u gjet ADN-ja e Gjenson Pusit por ai nuk dha asnjë koment gjatë marrjes në pyeteje në polici. Por në gjykatë ai pranoi akuzat e ngritura nga prokuroria.

E SHKUARA KRIMINALE NË SHQIPËRI

Gjenson Pusi është një emër i njohur për policinë e Shkodrës. Ai u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës. Pusi mohoi të ketë lidhje në këtë ngjarje. Policia ngriti dyshimin se ai ka qenë shoferi i mjetit “Mercedez” i përdorur në këtë atentat. I marrë në pyetje nga hetues të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, 33 vjeçari ka pohuar se mbrëmjen e 30 qershorit kur ndodhi krimi, ka qenë në banesën e tij në Shkodër.

Ai përdori si argument faktin se ndodhej me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhënë nga gjykata e këtij rrethi për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë së Shkodrës ndaj Pusit ishte ngritur edhe dyshimi se mund të jetë edhe autor i tentativës së vrasjes së Fatjon Harushës. Ky i fundit është nipi i Luan Harushës, deputet i PS-së në këtë qark. Gjenson Pusi është arrestuar edhe në muajin tetor të vitit 2019, ndërsa u vu në pranga pasi u pikas teksa lëvizte me një armë zjarri të llojit “Zastava” me dy krehra me fishekë në Shkodër.

Gjenson Pusi ishte pikasur nga kalimtarë të rastit se në brez kishte armë zjarri. Të trembur këta të fundit lajmëruan policinë. Brenda pak minutash, 33-vjeçari ra në prangat e policisë në kushtet e flagrancës. Ai po ecte në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Më herët, Gjekson Pusi ka qenë i dënuar me tetë vite burg për “Vjedhje me armë”.

Të këshilluara

Elbasan/ Endacaku plag os pronarin e lokalit

Plag osje me thikë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se i plago suri është Fabio Shybeja, i cili ka një lokal në Elbasan, të cilin e menaxhon familja e tij. Au...

19:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI