Flash

Hakerohet televizioni shtetëror i Iranit

Lapsi.al 9 October 2022
Hakerohet televizioni shtetëror i Iranit

Transmetuesi televiziv shtetëror i Iranit u hakerua të shtunën. Buletini i lajmeve u ndërpre nga një protestë kundër liderit të vendit. Në ekran u shfaq një maskë e ndjekur nga një imazh i liderit suprem Ali Khamenei me flakë rreth tij. Grupi e që kreu sulmin e quajti veten "Adalat Ali" ose “Drejtësia e Aliut”.

Kjo ngjarje vjen pasi të paktën 3 persona u qëlluan për vdekje kur protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë në trazirat e që pasuan vdekjen e Mahsa Amini. Vajza e re u arrestua në Teheran nga “policia e moralit” pasi dyshohet se nuk i mbuloi flokët siç duhet.

Kurdja iraniane 22-vjeçare vdiq në paraburgim më 16 shtator, tre ditë pas arrestimit të saj. Vdekja e saj ka shkaktuar një valë të paprecedentë protestash në të gjithë vendin.

Buletini i lajmeve televizive të së shtunës u ndërpre rreth orës 18:00 me kohën lokale. Në ekran dolën imazhe që përfshinin liderin suprem të Iranit me një objektiv në kokë, fotot e zonjës Amini dhe tre grave të tjera të vrara në protestat e fundit. Një nga titrat shkruante "bashkohuni me ne dhe ngrihuni". Një tjetër thoshte "gjaku i të rinjve tanë po ju pikon nga putrat".

LEXO EDHE: Vazhdojnë protestat në Iran, arrestohet vajza e ish-presidentit të vendit

Ndërprerja ka zgjatur vetëm disa sekonda para se të ndërpritet. Shfaqje të tilla rebelimi kundër Ayatollah Ali Khamenei janë jashtëzakonisht të rralla. Ai zotëron pothuajse pushtet të plotë brenda Iranit. Por pas vdekjes së së resë Amini ka pasur protesta të hapura.

Të shtunën, u shfaqën video në rrjetet sociale ku dukeshin studente femra në një universitet në Teheran duke brohoritur "zhduku" gjatë një vizite nga presidenti Ebrahim Raisi. Më herët gjatë ditës, 2 persona u vranë në Sanandaj. Një burrë u qëllua në makinën e tij pasi i ra borisë në mbështetje të protestuesve.

Një video e shpërndarë në internet tregoi gjithashtu një grua të qëlluar në qafë, e shtrirë pa ndjenja në tokë në Mashhad. Grupet e të drejtave thonë se më shumë se 150 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave në Republikën Islamike më 17 shtator. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ilir Meta: Më keni këtu edhe për 25 vite

“Më jepni fuqi që t’ju jap llogari”! Ky është mesazhi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i dha shqiptarëve. Sipas tij, nuk mund t’i kërkohet llogari një person...

20:23

Shqiptari kapet në itali me "shtëpi bari"

Karabinierët e Compagnia Roma Cassia kanë vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar me precedent për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Raportohet se autor...

19:59

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI