Flash

Veshjet që duhet të jenë patjetër në garderobë këtë vjeshtë

Lapsi.al 8 October 2022
Veshjet që duhet të jenë patjetër në garderobë

Ndodhemi zyrtarisht në sezonin e vjeshtës. Ditët po bëhen më të freskëta, gjethet po ndryshojnë ngjyrat dhe është koha për të nxjerrë të gjitha rrobat komode. Por me kaq shumë tendenca të reja që dalin çdo sezon, cilat ia vlen të investoni? Këtu janë gjërat e domosdoshme të veshjeve të vjeshtës.

1.Xhaketat

veshjet

Xhaketat janë ideale për vjeshtë. Mund të kombinohen në disa verisione dhe jane një must have për këtë stinë. Ngjyrat neutrale nuk dalin kurrë nga moda.

2.Pantallonat

veshjet

Një nga gjërat më të mira për pantallonat është se janë të gjithanshme. Mund t'i kombinoni me atlete me platformë të bardhë për një pamje më casual ose mund t'i vishni dhe me një xhaketë sportive për punë.

3.Pulovër

Veshjet

Gjithmonë ka një vend për një pulovër të re për stinën e vjeshtës. Duke qënë se mëngjesi dhe darka janë të freskëtadhe paraditja disi më e ngrohtë, pulovrat jane një must have. Mund të kombinohen me funde, fustane, xhinse, fund-pantallone apo edhe me xhinse.

4.Këmisha e bardhë

Veshjet

Këmisha e bardhë është gjithnjë në modë. Mund të kombinohen lehtësisht dhe shumë praktike. Këmisha e bardhë disi oversized mund të vishen edhe me një stil sportiv.

5.Loafers

veshjet

Çdo gardërobë vjeshte ka nevojë për një palë loafers klasike,! Jo vetëm që janë super në modë këtë sezon, por janë shumë komode! Plus, duke qenë se ato janë një nga artikujt e rinj këtë vjeshtë, mund t'i gjeni pothuajse kudo dhe me çdo buxhet!

LAPSI.AL

Të këshilluara

Kukës/ I moshuari plagos me çifte 6-vjeçarin

Një fëmijë 6 vjec është plagosur me çifte nga një i moshuar në Kodër Lumë të Kukësit. Policia thotë se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, ndërsa i mituri ësh...

13:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI