Flash

Shpërthimi i urës në Krime/ Rusia: 3 persona humbën jetën

Lapsi.al 8 October 2022
Shpërthimi i urës në Krime/ Rusia: 3 persona humbën

Të paktën tre persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit në urën Kerç mëngjesin e kësaj të shtune. Në një deklaratë në “Telegram”, Komitetit Hetues i Rusisë tha: “ Dyshohet se këta janë pasagjerët e një makine që ndodhej pranë kamionit të hedhur në erë.Aktualisht, trupat e dy viktimave janë nxjerrë nga uji. Trupat i përkasin një burri dhe një gruaje, ndërsa identitetet e tyre janë duke u përcaktuar.”

Rusia bëri me dije se pjesa hekurudhore e urës, ku cisternat e naftës shpërthyen  do të rihapen këtë mbrëmje.

Kalimi u hap në vitin 2018 dhe ishte një simbol i aneksimit të paligjshëm të Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e krahasoi shpërthimin e urës me fundosjen e kryqëzorit të raketave të Rusisë Moskva në prill.

“Dy simbole famëkeqe të fuqisë ruse në Krimenë ukrainase janë rrëzuar”, shkruhej në Twitter. “Çfarë është më pas në radhë?”

Kujtojmë se, ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme. Ura Kerç ishte e vetmja që lidhte Krimenë me Rusinë. Ishte hapur në vitin 2018 dhe cilësohej një simbol i aneksimit të paligjshëm të Rusisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI