Flash

Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën në Ukrainë

Lapsi.al 8 October 2022
Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën

Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Sergei Surovikin, si komandant të forcave të Kremlinit që janë duke luftuar në Ukrainë.

Ky është zyrtari i parë që emërohet si komandat për të gjitha forcat ruse që janë në territorin ukrainas, prej muajit shkurt.

Ky njoftim ka ardhur disa orë pasi një shpërthim, dhe një zjarr i madh, kanë pezulluar trafikun dhe kanë dëmtuar një urë kyçe që lidh Rusinë me Gadishullin ukrainas të Krimesë në orët e para të 8 tetorit.

Origjina e shpërthimit nuk është identifikuar ende. Gadishulli i Krimesë është aneksuar nga Moska më 2014.

“Me vendim të ministrit të Mbrojtjes, gjenerali i ushtrisë, Sergei Surovikin, është emëruar komandat i grupit të përbashkët të trupave në zonat e operacionit special ushtarak”, është thënë në deklaratë, duke u përdorur referenca e Kremlinit për luftën në Ukrainë.

Prej vitit 2017, Surovikin ka udhëhequr forcat ajrore të Rusisë. Në qershor të këtij viti, Surovikin është angazhuar me trupat ruse në jug të Ukrainës. Ai më parë ka shërbyer në Taxhikistan, Çeçeni dhe Siri.

Teksa Ukraina vazhdon të çlirojë vendbanime prej forcave ushtarake ruse, në lindje të shtetit, Moska është raportuar se ka zëvendësuar edhe komandantë tjerë të lartë të forcave të armatosura./ TCH

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI