Flash

Parashikimi i motit për sot

Lapsi.al 8 October 2022
Parashikimi i motit për sot

Territori shqiptar do të vijojë të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ato do të sjellin gjatë paradites dominimin të motit të kthjellët. Ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave për të gjithë vendin. Më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por nuk do të sjellin reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C. Era do të fryjë mesatareisht në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.

Kosova

Territori i Kosovës në orët e para të ditës do të vijoj të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalime të lehta të vranësirave në zona të izoluara. Ndërsa për orët në vijim pritet që vranësirt të shtohen gradualisht në të gjithë vendi, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut do të vijojë të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku në gjatë paradites orët me diell do të jenë të shumta. Por parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta kryesisht në orët e pasdites.

Europa

Europa Veriore do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rreshje shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Gjithashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu do të jetë Europa Jugperëndimore. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit dhe Qendrës do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Po ashtu dhe Europa Lindore do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Të këshilluara

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel për Paqen

Janë shpallur fituesit e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2022. Zgjedhja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe ishte ndoshta edhe më e vështirë këtë vit. Ales ...

11:32

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI