Flash

Dhunonte dhe kërcënonte ish-gruan dhe prindërit e saj, 7 vite burg për shqiptarin

Lapsi.al 8 October 2022
Dhunonte dhe kërcënonte ish-gruan dhe prindërit e saj, 7 vite

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 7.5 vite burg nga Gjykata e Volos në Greqi. Ai akuzohet për dhunë dhe kërcënime në familje. Mësohet se një biznesmen shqiptar në fushën e ndërtimit, i cili është dënuar me 40 muaj burg pasi kishte dhunuar ish-gruan dhe kishte tentuar të vriste ish-vjehrrin duke i vënë një thikë në fyt.

Mediat greke raportojnë se 46-vjeçari kishte marrë një bidon me benzinë me qëllim që të digjte ish-gruan dhe ish-vjehrrin e tij. Më pas kishte kërcënuar një prokuror. Veprimet e tij, shqiptari i kishte justifikuar duke thënë se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Po ashtu ai tha se ishte përdorues droge.

Sakaq, çështjet e tij u shqyrtuan dje, ndërsa ai u vendos në paraburgim. Mirëpo, mbrëmë vonë ai ka telefonuar nga burgu në shtëpinë e ish-vjehrrit të tij duke i thënë:

“Sa të mbarojë çështja në gjykatë do të dal dhe për pesë minuta kudo që fshiheni do t’ju gjej dhe do t’ju vras”.

Shqiptari u dënua të premten me 40 muaj burg për dy incidente. Ai ishte ngjitur mbi kangjellat e shtëpisë së prindërve të ish-bashkëshortes, aty ku jetonte edhe ajo dhe fëmija i tij. Ai ka nisur të bërtasë, duke i kërcënuar se do t’i djegë të gjallë, duke tentuar të futet në shtëpi. Fatmirësisht ish-bashkëshortja dhe fëmija, nuk ishin në shtëpi. Ai goditi me gur ish-vjehrrin në këmbë dhe më pas i vuri thikën në qafë, ndërsa e godiste me shuplakë. Në makinën e tij u gjet një shishe plastike e mbushur me benzinë.

Po ashtu, ai kishte kërcënuar edhe prokurorin që ka trajtuar çështjet e tij.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Territori shqiptar do të vijojë të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ato do të sjellin gjatë paradites dominimin të motit të kthjellët. N...

08:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI