Flash

Çmimi i naftës 245 lekë/ litër,Tabaku: Kemi dërguar në Kushtetuese bordin e oligarkëve

Lapsi.al 8 October 2022
Çmimi i naftës 245 lekë/ litër,Tabaku: Kemi dërguar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku bëri të ditur se grupi parlamentar i kësaj force politike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Transparencës. Ky bord është krijuar për të përcaktuar çmimet e karburanteve. Duke e cilësuar bordin i oligarkëve, Tabaku tha se ai cakton cmimet më të larta të karburanteve në gjithë rajonin. Sipas saj kjo duhet të jetë çështja e parë që Gjykata duhet të trajtojë.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Oligarkëve. Ai po cakton cmimet më të larta të karburanteve në të gjithë rajonin!  Kjo duhet të jetë cështja e parë prioritare që duhet të trajtojë kjo Gjykatë. Është çështje e interesit publik, si barrë për ekonominë e për familjet shqiptare”, shkruan Tabaku.

Ky reagim i Partisë Demokratike vjen pas vendimit të djeshëm të Bordit për ta rritur naftën me 22 lek, duke shkuar në 245 lekë/litër.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Territori shqiptar do të vijojë të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ato do të sjellin gjatë paradites dominimin të motit të kthjellët. N...

08:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI