Flash

Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zhvillon kontrolle në Shijak

Lapsi.al 7 October 2022
Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zhvillon kontrolle në Shijak

Rreth dy muaj nga zhdukja e Ervis Martinaj, RENEA ka zhvilluar kontrolle në Shijak. Mësohet se kontrollet e bëra kanë qenë pas zërave që qarkullonin se Martinaj i cili prej dy muajsh është raportuar i zhdukur, ka hyrë për herë të fundit në banesën e “Avdylajve”. Pamjet e fundit të regjistruara mbi Martinajn kanë qenë ato të daljes së tij nga hoteli në Durrës. Ai ishte i shoqëruar nga një modele dhe nga oficeri i operacionales Jeton Lami.

Mbi të shumëkërkuarin ka pasur deklarata të ndryshme por ende asnjë përgjigjie zyrtare nga policia e shtetit për fatin e tij. Vetë kryeministri Edi Rama kërkoi nga drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë, Muahamet Rrumbullaku që policia të dilte në përgjigjie sa më të shpejtë lidhur me fatin e Martinajt. Ndërsa ish kryeministri, Sali Berisha gjatë deklaratave të tij, shpesh është shprehur se Rama kishte informacione mbi zhdukjen e Ervis Martinajt. Ai shtoi se ky i fundit ishte parë për herë të fundit në Shijak, duke hyrë në banesën prej ku nuk doli më.

Të këshilluara

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel për Paqen

Janë shpallur fituesit e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2022. Zgjedhja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe ishte ndoshta edhe më e vështirë këtë vit. Ales ...

11:32

SHBA-ja sanksionon shtatë zyrtarë iranian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj shtatë zyrtarëve të lartë iranianë lidhur me kufizimin e qasjes në internet dhe “dhunën e vazhduesh...

09:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI