Flash

Twitter refuzon marrëveshjen e Elon, kërkon vazhdimin e gjyqit

Lapsi.al 7 October 2022
Twitter refuzon marrëveshjen e Elon, kërkon vazhdimin e gjyqit

Elon Musk ka pranuar të blejë Twitter për 44 miliardë dollarë. Ai ka paraqitur një mocion për të pezulluar gjyqin  duke argumentuar se plani i tij për të vazhduar me marrëveshjen tani e bën gjyqin "të diskutueshëm", sipas dokumenteve të gjykatës.

Megjithatë, Twitter ka këmbëngulur për të vazhduar këtë proces gjyqësor duke vënë marrëveshjen në rrezik dhe duke luajtur me interesat e aksionerëve të tyre”.  Sipas tyre, Elon ka refuzuar të pranojë detyrimet në kontratë. Ai nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të mbyllur marrëveshjen dhe se kjo kërkesë është një "ftesë për keqbërje dhe vonesë të mëtejshme".

Twitter shtoi se Musk duhet ta mbyllë këtë marrëveshje javën e ardhshme. Por  derisa ta bëjë këtë, ata kanë të drejtë të vazhdojnë gjyq. Ndërkohë, CEO i Teslas zbuloi ditën e djeshme disa ndryshime që priten pas blerjes së kompanisë. Ai tregoi se blerja e faqes ishte “një përshpejtues” për krijimin e një aplikacioni të quajtur X. Një app ku përdoruesit mund të marrin të gjitha shërbimet e tyre të preferuara online. Duke filluar nga lajmet ,pagesat dhe rezervimet në restorante. Ai gjithashtu ka sugjeruar ndryshime nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri tek zhdukja e llogarive false./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Të këshilluara

Twitter nxjerr funksionin e ri "Edit Tweet"

Twitter ka njoftuar se po nxjerr funksionin e tij “Edit Tweet” për përdoruesit në Kanada, Australi dhe Zelandën e Re. Javën e kaluar, platforma tregoi se si ...

17:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI