Flash

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Sondazhi/ Lideri i preferuar dhe më pak i preferuar i shqiptarëve!

Lapsi.al 7 October 2022
Sondazhi/ Lideri i preferuar dhe më pak i preferuar i shqiptarëve!

Shqiptarët sot nuk pëlqejnë asnjë nga figurat politike në vendin tonë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 56% e tyre kanë shprehur mendim negativ për kryeministrin Edi Rama, ndërsa 40.6% kanë qasje pozitive ndaj figurës së tij.

Qasja negative rritet më shumë kur flasim për opozitën, ku për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, 71.5% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërsa vetëm 26.2% e të targetuarve kanë mendim pozitiv.

Figura më pak e pëlqyer është kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku 90.7% e të targetuarve e kanë vlerësuar negativisht. Ndërsa vetëm 6.7% e tyre kanë shprehur vlerësim pozitiv.

Jashtë kësaj liste nuk është as ish-kreu i PD, Lulzim Basha, të cilin 83.5% e të pyeturve e kanë vlerësuar negativishë, ndërsa vetëm 14% e kanë vlerësuar pozitivisht.

Basha pasohet nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili për pak kohë mbajti drejtimin e PD, ku për të, 73.6% e të targetuarve kanë mendim negativ dhe vetëm 17.7% e tyre kanë mendim pozitiv.

Qasjen më negative në rradhët e qeverisjes në krahasim me kryeministrin, e ka kryetari i Bashkisë Tiranë. Erion Veliaj është vlerësuar negativisht nga 60.4% e të pyeturve dhe 33.9% e tyre e kanë vlerësuar pozitivisht.

Presidenti i vendit, Bajram Begaj nuk ka marrë shifrën më ta lartë as negative e as pozitive, pasi 39.7% e të targetuarve nuk kanë një mendim të qartë për figurën e tij. Ndersa 34.6% e kanë vlerësuar negativisht dhe 25.7% e kanë cilësuar si pozitiv presidentin e ri.

Matur në 1 vit e gjysmë, kryeministri ka shënuar këtë shtator pëlqyeshmërinë më të ulët me 40.6% dhe muaj i tij më i artë, ka qenë qeshori i vitit 2021 me 52.4%.

Ndërsa për liderin e PD, Sali Berisha, muaji më i keq është janari i 2022 me 21.2%, ndërsa muaji më i mirë ka qenë qeshori i po këtij viti me 28.5%.

Një ndryshim drastik ka pësuar figura e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, i cili në prill të 2021 kishte 45.4% të pëlqyeshmërisë, ndërsa vlerën më të ulët e ka shënuar në qershor të 2022 me 8.2%.

Vlerësimi aktual për qeverinë është 45.8% negativ dhe 24.4% e të pyeturve mendojnë pozitivisht.

Por vlerësim edhe më negativ nga të pyeturit, ka marrë opozita, PD dhe PL, ku 66.3% e tyre e kanë vlerësuar si të keqe, ndërsa vetëm 8.3% e kanë vlerësuar si të mirë.

Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./ Euronews

Të këshilluara

Zjarr i madh në Nivicë

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në Nivicë, Bashkia Himarë. Zjarri ka rënë tek ullinjtë në vendin ku rruga merr drejtimin për Kakome. Nga flakët...

16:52

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI