Flash

Shuhen dyshimet, nuk ngrihet çmimi i energjisë për tetorin

Lapsi.al 7 October 2022
Shuhen dyshimet, nuk ngrihet çmimi i energjisë për tetorin

Shuhen dyshimet sa i përket tërheqjes së qeverisë Rama nga rritja e çmimit të energjisë për muajin tetor. Enti Rregullator i Energjisë ka mbledhur bordin ditën e sotme ku edhe u diskutua ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike.

Kjo mbledhje vjen pasi qeveria vendosi mos aplikimin e fashës për abonentët familjarë.

Gjatë fjalës së tij kreu i Bordit Petrit Ahmeti, tha se çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë.

“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti. Kështu shuhen edhe dyshimet sa i përket mosdakordësisë së vendimit të fundit të qeverisë më 30 shtator, dhe ERE-së.

Lexo më tej: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama 

Lexo më tej: Kriza e çmimeve/ U rrit apo jo tarifa e energjisë për tetorin?

Lexo më tej: Shpjegimi/ Pse çmimi i lirë i energjisë është meritë e Berishës dhe Ramës 

Lexo më tej: Vendimi/ Gjobë çdo drejtuesi institucioni që nuk kursen energji 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI