Flash

"Rama ka kapur drejtësinë"/ Meta: Lirimi i Alqi Bllakos goditje fatale

Lapsi.al 7 October 2022
"Rama ka kapur drejtësinë"/ Meta: Lirimi i Alqi Bllakos

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quan goditje fatale të sistemit të drejtësisë lirimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Meta tha se arsyetimi për lirimin e Bllakos është tërësisht absurd. Kreu i Partisë së Lirisë ka shtuar se qytetarët shqiptarë burgosen se nuk paguajnë energjinë elektrike.

“Lirimi i djeshëm i Alqi Bllako-s është goditje fatale. Është ekzekutim moral i saj i bërë me urdhër të Edi Ramës. Siç bën aminsti për oligarkët dhe fut në burg 80 vjeçarët. Koka e aferës është Edi Rama. Kjo është drejtësi me regji. Nuk veproi kurrë atëherë kur duhej të vepronte kur u denoncuan fakte flagrante. Mafia ka kapur shtetin dhe Edi Rama ka kapur drejtësinë, kjo është fatkeqësia më e madhe”

Meta tha se situata në vend është kritike dhe "përballja është e pashmangshme" prandaj duhet rritur aksioni politik.

“Opozita e ka të domosdoshme të jetë sa më e bashkuar dhe më e koordinuar, sepse investimi më i mençur më i djallëzuar, më kriminal që ka bërë Edi Rama ka qenë korruptimi dhe përçarja e opozitës. Të ndëshkojmë Rilindjen pa mëshirë. Duhet të shkatërrojmë këtë sekt, i cili është një sekt shkatërrimtar për vendin dhe kërkon të vrasë besimin e qytetarëve që ky është vendi i tyre dhe që ata janë zot për fatet e tyre. Duhet të kuptojmë rëndësinë e shpejtësisë dhe koordinimit në punën tonë e cila kërkon ritme me të larta se deri më tani.” tha Meta sot në mbledhjen e komitetit organizativ të Partisë së Lirisë.

Të këshilluara

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel për Paqen

Janë shpallur fituesit e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2022. Zgjedhja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe ishte ndoshta edhe më e vështirë këtë vit. Ales ...

11:32

SHBA-ja sanksionon shtatë zyrtarë iranian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj shtatë zyrtarëve të lartë iranianë lidhur me kufizimin e qasjes në internet dhe “dhunën e vazhduesh...

09:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI