Flash

Putin merr një traktor si dhuratë për ditëlindje

Lapsi.al 7 October 2022
Putin merr një traktor si dhuratë për ditëlindje

Një traktor ishte një nga dhuratat më të çuditshme për ditëlindjen e Vladimir Putin. Kreu i Kremlinit mbushi 70 vjet këtë të premte. Traktori iu dhurua nga aleati i tij bjellorus, Alexander Lukashenko. Vendi i tij krenohet me një traktor që prodhohet në vendin e tij. Lukashenko konfirmoi lajmin teksa vizitoi qytetin e lindjes së mikut të tij, Shën Petersburg. Aleatët e tij i bënë lëvdata dhe dhurata njeriut që ka udhëhequr Rusinë për më shumë se dy dekada.

Lukashenko, i quajtur si "diktatori i fundit" i Evropës pasi ka qenë në pushtet edhe më gjatë se lideri rus (që nga viti 1994) dhe administrata e të cilit është gjithashtu nën sanksionet perëndimore, shkoi në Shën Petersburg me një certifikatë dhuratë për automjetin e prodhuar në Bjellorusi. “Minsk Tractor Works” është flamuri i industrisë bjelloruse. Nuk është e qartë se si Putin e priti këtë dhuratë përpara malit me pjepra dhe shalqinj të dhuruara nga Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon.

https://twitter.com/BBCWillVernon/status/1578360790200950784?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1578360790200950784%7Ctwgr%5E7c6ae0c393110a5b0743f1dc104209ab532e4bee%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-europe-63176124

Putin është parë shpesh në drejtimin e traktorëve. Nuk munguan as lëvdatat. Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill foli për “transformimin e imazhit të Rusisë, forcimin e sovranitetit dhe aftësisë së saj mbrojtëse dhe mbrojtjen e interesave të saj kombëtare". "Patrioti numër një në botë" e quajti Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i Çeçenisë i mbështetur nga Moska. Edhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un e përgëzoi Putin për "dërrmimin e sfidave dhe kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara".

Në krahun tjetër armiqtë e Putinit shfrytëzuan rastin për ta përshkruar si “një kriminel lufte që përpiqet të shkatërrojë një vend tjetër, duke shkatërruar vendin e tij”. Ndërsa në kryeqytetin çek, Pragë, demonstruesit tallën me një statujë gjigante. Ajo e prezantonte atë si një perandor lakuriq. Të ulur në një tualet të artë. ©LAPSI.al

Putin dummy in Prague, 7 October

Russian President Vladimir Putin (L) examines a tractor simulator while visiting a tractor plant of Rostselmash on February 1, 2018 in Rostov-on-Don, Russia.

Russia's Prime Minister Vladimir Putin (L) sits in the cabin of a tractor during his visit to the city of Tambov, some 480 km (298 miles) south of Moscow on July 2, 2010.

Russian President Vladimir Putin (L) and the German chancellor Gerhard Schroeder (R) poses in a Fendt tractor cabin at the opening of the Hanover Fair 2005, a trade fair for industrial technology at the Congress Centrum April 11, 2005 in Hanover, Germany.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI