Flash

Publikohet traileri i spin-off të 'Pitch Perfect'

Lapsi.al 7 October 2022
Publikohet traileri i spin-off të 'Pitch Perfect'

Së fundmi është publikuar traileri i serialit spinoff të 'Pitch Perfect'.

Vendosur një dekadë pasi fansat u takuan me Bumperin( Adam Devine)si një lider i rivalit të Barden Bella-s, The Treblemakers, seriali do të fillojë me personazhin teksa ai korr sukses në Gjermani pas një TikTok viral. "Hej Jam unë, Bumper Allen," thotë ai. "E di që nuk jemi parë, por kam qenë i zënë duke bërë një mashup të vogël për ju djema. Devine shfaqet më pas duke performuar hitin gjerman të Nena-s të vitit 1983 "99 Luftballons",

Adam nuk është i vetmi aktor që kthehet për serialin. Flula Borg, do të riprodhojë rolin e tij, si ish-anëtari i Das Sound Machine në 'Pitch Perfect' 2, Pieter Krämer. Tani një menaxher muzikor, ai do të ndihmojë Bumper në udhëtimin e tij duke e marrë atë si klient. Të dyve do t'u bashkohet Heidi e Sarah Hyland, një këngëtare dhe kantautore aspiruese e cila punon si asistente e Bumper dhe Pieter. Lera Abova luan gjithashtu si motra e Piete si dhe Jameela Jamil si rivalja e re e Bumper, ylli gjerman i popit Gisela. Elizabeth Banks rikthehet në prodhim ekzekutiv me prezantuesen Megan Amram.

Të gjitha episodet e Bumper in Berlin do të jepen premierë të mërkurën, 23 nëntor, në Peacock./Lapsi.al

Të këshilluara

Dua konfirmon gjëndjen sentimentale

Dua e tha vetë! Ajo është beqare dhe tashmë bien poshtë të gjitha dyshimet për një lidhje dashurie mes saj dhe Trevor Noah. Për iHeart Radio ajo tha se nuk ka ...

16:43

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI